Ballina Bota E qortoi për një notë të keqe, 15-vjeçari përdor planin “perfekt”...

E qortoi për një notë të keqe, 15-vjeçari përdor planin “perfekt” për të eleminuar fizikisht nënën e tij

Një djalë 15-vjeçar nga Florida, SHBA, i ka marrë jetën nënës së tij pasi kjo e fundit e qortoi për një notë të keqe.

Gregory Logan Ramos e vrau të ëmën pastaj e varrosi trupin e saj nën një gropë të kishës lokale dhe pastaj, bashkë me shokët e tij, e bënë skenën të dukej si grabitje.

Adoleshenti e pranoi të kishte mbytur nënën e tij arkitekte, Gail Cleavenger, 46 vjeçare, në shtëpinë e tyre pasi patën një zënkë rreth një note të keqe në shkollë.

Djali pastaj u bashkua me miqtë e tij të ngushtë nga gjimnazi, Dylan Ceglarek dhe Brian Porras, të dy nga 17 vjeç, për ta bërë skenën të dukej sikur Cleavenger u vra gjatë një grabitjeje.

Ramos dhe nëna e tij shkëmbyen fjalë për notën e tij rreth 11:00 të mbrëmjes të enjten, pastaj ai e zgjoi atë rreth orës 12.30 të premten në mëngjes dhe i mori frymën duke e shtrënguar në grykë.

“Ai hyri në dhomën e saj e zgjoi dhe filloi ta mbyste dhe ta shtrëngonte derisa e vrau”, deklaroi policia.

Gjatë rrëfimit të tij ai tha se ai përdori një karrocë dore për të lëvizur trupin e saj në furgonin e familjes dhe më pas shkoi në Kishën e River City ku e varrosi

Babai i adoleshentit ndodhej jashtë shtetit dhe mësoi për vdekjen e të shoqes gjatë kthimit në shtëpi.