Ballina Bota E rëndë/ Mbytet në pishinë vajza 19-muajshe e sportistit të njohur (Foto)

E rëndë/ Mbytet në pishinë vajza 19-muajshe e sportistit të njohur (Foto)

Vajza 19-muajshe -ish skiatorit amerikan Bode Miller, ka humbur jetën pas një aksidenti tragjikisht.

Mediat e huaja raportojnë se mbrëmjen e së dielës vogëlushja Emeline u mbyt në pishinën e shtëpisë së fqinjit të tyre në jug të Los Angeles-it.

“Ne jemi përtej të shkatërruar. Vajza jonë e vogël Emmy, vdiq dje. Asnjëherë nuk menduam se do të përjetonim një dhimbje si kjo. Dashuria e saj, drita, shpirti i saj kurrë nuk do të harrohet. Vajza jonë e donte jetën. Familja jonë kërkon respekt për jetën private gjatë kësaj kohe të dhimbshme”, shkroi Bode në Instagram.

Morgan Beck u martua në vitin 2012 me volejbollisten dhe midlen Morgan Beck.

Në vitin 2015 lindi fëmija i tyre i parë Edward dhe një vit më vonë, vogëlushja Emeline.

Morgan është në pritje të fëmijës së tretë, i cili pritet të vijë në jetë në tetor.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook