Ballina Bota E rrallë! 500 mjekë nënshkruajnë një letër publike, protestojnë se po paguhen...

E rrallë! 500 mjekë nënshkruajnë një letër publike, protestojnë se po paguhen shumë

Më shumë se 500 mjekë në Kanada, si dhe mbi 150 studentë të mjekësisë, kanë nënshkruar një letër publike, duke protestuar në këtë mënyrë për rritjen e pagave të tyre.

Ky grup i formuar, thonë se po ndihen të ofenduar kur po marrin rritje të pagës kur infermieret dhe pacientët po luftojnë.

Kanadaja ka një sistem të shëndetit publik, i cili siguron “mbulim total për shërbimet e kujdesit shëndetësor të nevojshëm mjekësor në bazë të nevojës, në vend të aftësisë paguese”, thuhet në web faqen e qeverisë.

213 mjekë të përgjithshëm, 184 specialistë, 149 mjekë rezidentë dhe 162 studentë mjekësorë duan që paratë e përdorura për ngritjet e tyre të kthehen në sistem.

“Ne, mjekët e Quebec’it që besojmë në një sistem të fortë publik, kundërshtojmë rritjen e pagave të fundit të negociuar nga federatat tona mjekësore.

Këto rritje janë tronditëse sepse infermierët tanë, nëpunësit dhe profesionistët tjerë përballen me kushte shumë të vështira pune, ndërsa pacientët tanë jetojnë me mungesën e qasjes në shërbimet e kërkuara për shkak të shkurtimeve drastike të viteve të fundit dhe centralizimit të pushtetit në Ministrinë e Shëndetit.

Ne besojmë se ka një mënyrë për të rishpërndarë burimet e sistemit shëndetësor të Quebec për të promovuar shëndetin e popullsisë dhe për të përmbushur nevojat e pacientëve pa i shtyrë punëtorët deri në fund.

Ne mjekët e Quebec po kërkojmë që rritja e pagave që u jepet mjekëve të anulohet dhe që burimet e sistemit të shpërndahen më mirë për të mirën e punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe për të ofruar shërbime shëndetësore të denjë për njerëzit e Quebec’it”, thuhet në letrën publike”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Shihni si ndalen makinat në Kanada kur nxënësit zbresin nga autobusi i shkollës