Ballina Bota E rrallë! Ekspozohet dorëshkrimi origjinal i Kuranit Famëlartë tetëshekullor i shkruar me...

E rrallë! Ekspozohet dorëshkrimi origjinal i Kuranit Famëlartë tetëshekullor i shkruar me dorë

Në një muze në provincën Tokat të Turqisë, është ekspozuar një dorëshkrim origjinal i Kuranit Famëlartë, i realizuar më se 8 shekuj më parë.

Sipas drejtorit rajonal të Kulturës dhe Turizmit në Tokat, ky Kuran i shekullit të 12-të, kërkohet për t’u ekspozuar nga shumë muze të jerë në shkallë vendi dhe për këtë fakt ata ndihen shumë krenarë.

Mes vrprave të shumëllojshgme të eskpozuar në këtë muze, ajo çfarë ka zgjuar një interes tepër të veçantë ka qenë pikërisht ky Kuran.

“Kurani në fjalë hyri në inventarin e muzeut tonë në vitin 2010, pasi u ble nga një koleksionist privat. Ai u restaurua në Konya dhe ky proces zgjati rreth 1 vit”, tha drejtori Çakir duke sqaruar se kjo vepër, një dorëshkrim origjinal i shekullit të 12-të, ekspozohet në Muzeun e Tokatit që prej 2011-s.

“Në muzetë tona – theksoi ai – nuk ka një Kuran të shkruar në Anadoll më të vjetër se ky; pra, Kurani Famëlartë që ekspozohet në Tokat është më i lashti i shkruar me dorë në muzetë e Anadollit.

Pasi shpjegoi që turqit kanë nisur të vendosen në Anadoll duke filluar nga viti 1071, Adem Çakir vijoi me këto fjalë: “Tokati dhe rrethinat e tij janë një nga vendet e para ku turqit myslimanë kanë ndërtuar vendbanime. Në qytezën Niksar të provincës Tokat është themeluar medreseja e parë turke. Kurani në fjalë ka dalë nga Tokati. Ai daton në vitin 1190 dhe është një vepër shumë e rrallë.”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook