Ballina Bota E sulmuan për përkatësinë fetare dhe kauzën e saj, vajza myslimane braktis...

E sulmuan për përkatësinë fetare dhe kauzën e saj, vajza myslimane braktis “The Voice of France”

Nuk ka vend në botë që nuk i shpëton paragjykimeve për shkak të përkatësisë gjinore, raciale, fetare dhe ideologjike.

Një rast i tillë ka ndodhur në Francë, ku protagoniste është bërë një vajzë myslimane, e cila ishte pjesëmarrëse në garën muzikore, “The Voice of France”.

Bëhet fjalë për 20-vjeçaren, Mennel Ibtissem, e cila tërhoqi vëmendje të madhe jo vetëm të jurisë por dhe publikut.

Për shkak të mbajtjes së shamisë dhe mbështetjes për Palestinën, 20-vjeçarja u ekspozua në rrjet dhe në adresë të saj erdhën një lum sulmesh raciste.

Vajza myslimane fitoi një popullaritet të gjerë pasi interpretoi këngën kristiane, “Hallelujah” të Leonard Cohen në gjuhënb angleze dhe arabe.

Lajmin për largimin nga “The Voice” e njoftoi vetë e reja, e cila përmes një postimi në Facebook”, bëri të ditur braktisjen e garës.

Ibtissem, pas garës së mbajtur të shtunën e kaluar u ekspozua me sulme raciste në rrjetet sociale për shkak të shamisë, dhe për shkak se më herët interpretoi këngën “Buzëqesh Palestinë”.

Në komentet e përdoruesve të rrjeteve sociale në Francë, binin në sy ato të cilat theksonin se nuk duhet lejuar pjesëmarrja e personave të mbuluar në një garë tillë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook