Ballina Bota E tmerrshme/ Aplikonte make-up teksa udhëtonte me taksi, pas përplasjes 20-vjeçares i...

E tmerrshme/ Aplikonte make-up teksa udhëtonte me taksi, pas përplasjes 20-vjeçares i futet lapsi në sy

Ky është një moment mjaft i rëndë, kur një grua pësoi një aksident, teksa udhëtonte me taksi.

Pasagjerja 20-vjeçare, ishte ulur në pjesën e prapme të taksisë, duke aplikuar edhe make-up gjatë kohës sa ishte në makinë.

Taksia më pas u aksidentua me një kamion përpara, duke bërë që e reja të godiste karrigen e shoferit dhe aksidentalisht i futet lapsi i syve në syrin e majtë.

Çuditërisht, lapsi nuk preku pjesët vitale të syrit të saj dhe pamja e saj do të jetë e paprekur, sipas mjekëve që e trajtojnë atë.

Vajza ishte ende e vetëdijshme dhe e çuar në spitalin Rajavithi, ku mjekët e hoqën lapsin pa ndonjë dëmtim serioz.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook