Ballina Bota E tmerrshme! Biznesmeni shqiptar linte bashkëkombasit të punonin mes minjve e insekteve...

E tmerrshme! Biznesmeni shqiptar linte bashkëkombasit të punonin mes minjve e insekteve (Emri)

Një biznesmen shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për për shfrytëzim në punë, kërcënim e zhvatje. Me të njëjtën akuzë është denoncuar dhe babai i tij.

33-vjeçari Auglent Lalollari i paguante punëtorët pak euro në ditë, pa kontratë pune e kushte higjienike mjaft të këqija për të jetuar mes minjve e insekteve.

Kjo është situata e zbuluar nga policia italiane e provincës së Raguzës në Sicili ndaj 6 punëtorëve shqiptarë të cilët punonin në fermën bujqësore të bashkëkombasit të tyre sipërmarrësit Auglent Lalollari 33 vjec. Mes punonjësve shqiptarë dhe një grua shtatëzënë e detyruar të punonte në një femrë patëllxhanash në një temperaturë mbi 40 gradë.

Gjithashtu sipërmarrësi shqiptar akuzohet dhe për vjedhje të energjisë elektrike. Në fermën e sipërmarrësit shqiptarë janë gjetur dhe disa objekte të vjedhura si një motor etj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook