Ballina Bota E tmerrshme/ Gruaja vret gjarpërin helmues e më pas e ha, por...

E tmerrshme/ Gruaja vret gjarpërin helmues e më pas e ha, por e pëson keq (VIDEO)

Vrasja dhe ngrënia e një gjarpëri i ka kushtuar rëndë një gruaje nga Kamboxhia.

Ajo është arrestuar nga policia pasi filmoi veten duke gjuajtur dhe ngrënë kafshë të egra që janë të mbrojtura nga qeveria e Kamboxhias.

Në një video të bërë virale, ajo shihet duke vrarë e më pas duke konsumuar një gjarpër helmues.

Këto veprime të paligjshme, gruaja, emri i së cilës është Ah Lin Tuch i ka ndërmarrë së bashku me bashkëshortin e saj, Phoun Raty.

Ata janë justifikuar se videot i bënin me qëllim përfitimi, duke deklaruar se deri më tani kishin fituar rreth 500$ nga reklamat e sponsorizuara nga Google, shkruan “DuaLajm.com”.

Pamjet shokuese kanë nxitur zemërimin e publikut, të cilët kanë kritikuar gruan kamboxhiane për veprimet e tmerrshme që ajo ka kryer ndaj kafshëve.

Policia është duke hetuar të gjithë veprimtarinë e tyre. Çifti do të përballet me drejtësinë, ku pas disa ditësh do të jepet edhe masa e sigurisë për ta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook