Ballina Bota E tmerrshme! Shihni si shqiponja rrëmben fëmijën në park (VIDEO)

E tmerrshme! Shihni si shqiponja rrëmben fëmijën në park (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë dhe e frikshme për disa sekonda ka ndodhur në një park të Montrealit në Canada.

Një fëmijë rreth një vjeç, i ulur në lëndinë, i shoqëruar nga një i rritur ka qenë për pak çaste ‘preja’ e një shqiponje, e cila pasi vëzhgoi nga sipër ambientin u sul të kapte vogëlushin duke e ngritur rreth një metër në ajër.

Mesa duket grabitqari e lëshoi shpejt fëmijën, i cili sipas njoftimeve të fundit nuk ka pësuar asnjë dëm.

E gjithë kjo skenë është filmuar dhe videoja po bën xhiron e botës. Shqiponja e artë, është shpendi grabitqar më i madh në Amerikën e Veriut dhe mund të fluturojë deri në 150 milje për orë, sqaron Shoqata Amerikane e Gjeografisë.

Shkencëtarët thonë se nëse videoja është reale, atëherë shqiponja e ka ngatërruar fëmijën me ndonjë lepur ose ketër, që janë preja e zakontë e këtij shpendi.  

       

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook