Ballina Bota E tmerrshme, shtypet nga makina ndërsa luante në trotuar (VIDEO)

E tmerrshme, shtypet nga makina ndërsa luante në trotuar (VIDEO)

Një djalë i vogël është shtypur nga një makinë, ndërsa ai luante në trotuar. Aksidenti i tmerrshëm ndodhi në komunën e Chongqing në Kinën Jugperëndimore.

Këmbësorët e çastit të tmerruar, vrapuan menjëherë në vendngjarje për të ngritur makinën ku poshtë saj ndodhej vogëlushi.

Ata u munduan për ti dhënë ndihmën e shpejtë djalit të vogël përpara se ai të dërgohej në spital.

Shërbimet e emergjencës dhe policia u thirrën menjëherë në vendin e ngjarjes . Besohet se po hetojnë incidentin. Djali i vogël thuhet se ende është në spital duke marrë trajtim.

“Dualajm.com” publikon videon e aksidentit të tmerrshëm e regjistruar nga kamerat e sigurisë.