Ballina Bota Ekzekutoi 19 gra në Siberi, burg i përjetshëm për ish-policin rus

Ekzekutoi 19 gra në Siberi, burg i përjetshëm për ish-policin rus

Një gjykatë rajonale në Novosibirsk ka shpallur sot vendimin për Yevgeny Chuplinsky, gjashtë ditë pasi një juri e kishte gjetur atë fajtor për vrasjen e 19 grave.

Sipas të dhënave, autori i vrasjes së 19 grave është dënuar me brugim të përjetshëm.

Shumica e viktimave të Chuplinskyt ishin prostituta. Ai fillimisht ishte arrestuar më 2004, por kishte arritur të ikte nga stacioni policor. Më pas, ai sërish u arrestua më 2006 dhe u lirua për shkak të mungesës së provave.

Chuplinsky, 52-vjeç, u arrestua sërish më 2016, pasi testet e ADN-së kishin vërtetuar përfshirjen e tij në vrasje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook