Ballina Bota Elektrike dhe jo të zhurmshme, fillojnë testet e para sekrete për taksitë...

Elektrike dhe jo të zhurmshme, fillojnë testet e para sekrete për taksitë fluturuese

Larg fotografive dhe kamerave, kanë filluar në veri të Kalifornisë testet e para për taksitë fluturuese që do të mundësojnë një revolucion në transportin publik nëpër qytete.

Elektrike dhe jo të zhurmshme, do të ngrihen në fluturim në mënyrë vertikale, mund të mbajnë deri në katër pasagjerë dhe të kryejnë më shumë se 200 kilometra vetëm me një karikim.

Këto modele i ka krijuar kompania “Joby Aviation”, që ka prezantuar progreset e bëra nëpër testet me teknologjitë e “National Instruments” me rastin e “NI Week”, eventi i madh që çdo vit mbledh mijëra inxhinierë dhe ekspertë nga e gjithë bota në Austin, Teksas.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook