Ballina Bota EMRI/ Arrestohet djali i ministrit të brendshëm të Ukrainës

EMRI/ Arrestohet djali i ministrit të brendshëm të Ukrainës

Hetuesit antikorrupsion në Ukrainë kanë arrestuar djalin e ministrit të brendshëm të këtij vendi, Arsen Avakov.

Ata kanë ndërhyrë me dhunë në qytetin Harkov, në pjesën lindore të Ukrainës,aty ku qëndronte me shtëpi dhe Oleksandr Avakov.

Arsyeja ka qënë përvetësimi i afro 520 mijë dollarëve të buxhetit të shtetit, që i ishin ndarë Ministrisë së Brendshme për blerje të pajisjeve në periudhën 2014-2015.

Pas ndërhyrjes janë arrestuar tre individe, midis tyre dhe ish-zëvendës ministri i brendshëm dhe një biznesmen me arsye të shpërdorimit të detyrës.

Ministri Avakov ka qënë i revoltuar mbi këte veprim duke deklaruar se: “detektivët kanë ardhur te djali im për të kryer bastisje”.

Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se konsideron se aksionet e NABU-s janë “të bazuara në politikë e jo në ligj”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook