Ballina Aktualitet Erdogan kërcënon Greqinë: Trimëria juaj shkon deri sa të…

Erdogan kërcënon Greqinë: Trimëria juaj shkon deri sa të…

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka kërcënuar Greqinë me ndërhyrje ushtarake.

Kërcënimi i Erdogan vjen pas sulmit të bërë në Siri nga ushtria turke. Presidenti turk gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të partisë tha se nuk do të qëndrojë duarkryq ndaj kërkimeve që Greqia ka nisur për gaz në detin Egje.

“Trimëria e këtyre shkon deri sa të shohin anijet tona ushtarake. Duhet të dinë se zona në detin Egje është po aq e rëndësishme për ne sa ç ‘është edhe operacioni ushtarak që po kryejmë tani në Siri. Anijet tona ushtarake dhe avionët tanë do të bëjnë atë që ia kërkon detyra nëse nevojitet”, tha Erdogan duke marrë duartrokitjet e sallës.

LEXO EDHE:  (EMRI) I bënte presion dhëndrit me armë gjahu, arrestohet fieraku

Bëjmë me dije se Greqia dhe Turqia janë në një konflikt të vazhdueshëm për ishujt në Egje, sipas të cilëve përcaktohet edhe zona ekonomike e secilit shtet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook