Ballina Bota Erdogan kërcënon hapur Greqinë: Pyesni gjyshërit, kujtoni historinë, do t’ju bëjmë…

Erdogan kërcënon hapur Greqinë: Pyesni gjyshërit, kujtoni historinë, do t’ju bëjmë…

Vijojnë tonet e ashpra dhe kërcënimet mes Turqisë dhe Greqisë.

Së fundi, presidenti turk Erdogan i ka lëshuar mesazh të qartë kërcënues Greqisë, teksa i ka kujtuar të rifreskojnë kujtesën dhe të sjellin në mendje atë që turqit i bënë gjyshërve dhe baballarëve të tyre.

Tensioni u rrit pas debatit të fundit për ishujt e kontestuar dhe atë që cilësohet si zona gri në Egje.

“Kujtoni historine, nese nuk e dini ose mbani mend, shkoni e pyesni gjysherit e baballaret. Nëse na detyrojnë atehere ne do të bëjmë ate që kanë bërë më parë baballarët dhe gjyshërit tanë. Ata nuk duhet të thonë gjëra që i kalojnë madhësinë e trupit të tyre”, tha Erdogan duke ironizuar në mënyrë direkte presidentin grek Pavlopulos, i cili i bëri thirrje Turqisë të sillet në mënyrë të përgjegjshme dhe të respektojë rregullat në rajon, raportojnë mediat greke.

Vetëm një ditë më parë Erdogan shënjestroi keq edhe NATO-n, teksa i kërkoi llogari se nuk po vepron si duhet, pasi nuk është aty ku vendet kanë nevojë.

“Na thirret ne Afganistan, erdhem, na thorret ne Ballkan, erdhem, NATO ku je tani?”, tha Erdogan.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook