Ballina Aktualitet I është “shpëlarë truri”, flet motra e sulmuesit të dyshuar të Nju...

I është “shpëlarë truri”, flet motra e sulmuesit të dyshuar të Nju Jorkut

Motra e sulmuesit të dyshuar të Nju Jorkut, Sayfullo Saipov tha se familja e saj beson se vëllait të saj 29 vjeç, i është “shpëlarë truri”.

Umida Saipova po ashtu ngushëlloi famljet e viktimave të sulmit të 31 tetorit, kur Saipov dyshohet se ka goditur me kamion disa veta, duke vrarë tetë prej tyre dhe plagosur disa të tjerë.

“Nëna ime nuk ka vërejtur asnjë shenjë të radikalizimit kur e ka vizituar atë në Amerikë”, tha Saipova.

Ndërsa autoritetet amerikane i luti që “t’i japin kohë” dhe t’i ofrojnë “gjykim të drejtë”.
Muqaddas Saipova e ka vizituar djalin e saj për herë të fundit këtë vit.

Saipov është plagosur nga policia dhe tani ndodhet në paraburgim. Prokurorët kanë thënë se ai është frymëzuar nga grupi militant Shteti Islamik.

Incidenti ka qenë sulmi më vdekjeprurës terrorist në Nju Jork, që nga sulmet e 11 shtatorit, 2001, kur kanë mbetur të vrarë mbi 2,600 njerëz.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook