Ballina Bota Europa ka gati ndërtesën e parë 3D, e ardhmja e ‘ndritur’ botës...

Europa ka gati ndërtesën e parë 3D, e ardhmja e ‘ndritur’ botës arkitekturore (Video)

Nga shtatori i vitit të kaluar, në kryeqytetin danez ka nisur projekti i asaj që pretendohet se është ndërtesa e parë në Evropë e ndërtuar me printim 3D, e ndërsa tani po i jepet dora finale.

Objekti që po ndërtohet në një mënyrë futuriste, është një ndërtesë zyrash jo më e madhe se 50 metra katrorë.

Megjithatë në të ardhmen, kjo teknologji mendohet të përdoret edhe për ndërtimin e projekteve arkitekturore shumë më të mëdha.

“Ne shpresojmë se kjo teknologji do bëjë atë që arkitektët duan, pa shpenzime shtesë. Ideja është të krijohet diçka më interesante me forma më organike të cilat nuk janë parë kurrë më parë. Nëse i shikoni 3D printerët e plastikës do e vëreni se janë shumë të ngadaltë, por printeri që ne përdorim lëviz me shpejtësi shumë më të madhe, më konkretisht 5 metra në minutë”, tha Henrik Lund Nil, themelues i “3D Printhuest”.

Ideja është që me përdorimin e kësaj teknologjie në ndërtim të kursehet kohë, të kursehen materiale dhe të vihet më në shprehje kreativiteti i arkitektëve, duke luajtur me forma të ndryshme.

Megjithatë kjo teknologji ka edhe anën e saj negative, pasi që do të zëvendësojë krahun e punës mijëra punëtorë në ndërtimtari do të mbesin të papunë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook