Ballina Bota Facebook bën gafën e rradhës, zhbllokon 800.000 përdorues të bllokuar

Facebook bën gafën e rradhës, zhbllokon 800.000 përdorues të bllokuar

Nëse e bllokoni dikë në Facebook, ka shumë të ngjarë që ajo të mbetet kështu, të paktën derisa të vendosni ndryshe.

Gjërat në internet, megjithatë, nuk funksionojnë gjithmonë në këtë mënyrë.

Facebook sapo ka njoftuar se rreth 800,000 përdorues janë prekur nga një gabim kodesh, gjë që ka çuar në zhbllokimin e “disa” njerëzve të bllokuar.

Megjithëse informacioni u publikua vetëm tani në publik, gabimi ishte aktiv nga data 29 maj deri më 5 qershor.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook