Ballina Bota Facebook Messenger merr pamje të re, ja cilat janë ndryshimet

Facebook Messenger merr pamje të re, ja cilat janë ndryshimet

‘Facebook Messenger’ është aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë.

Për të qenë në hap me konkurrentët, kompania po punon që të sjellë një dizajn të ri. Brenda bisedës, ‘Facebook’ do të ulë numrin e butonave nga gjashtë në katër.

Gjithashtu do të ketë ndryshim të ngjyrës, të menusë, gjë që e bën Messenger pak më shumë si ‘Skype’.

Kompania garanton se messengeri i ri do të jetë edhe më i shpejtë.

Facebook nuk ka dhënë datë të saktë se kur do të bëhen ndryshimet, por ka dhënë një përgjigje, “shumë shpejt”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook