Ballina Bota Fakte që ndoshta nuk i dinit për CEO-n e Teslas, Elon Musk

Fakte që ndoshta nuk i dinit për CEO-n e Teslas, Elon Musk

A e dinit se mbreti i makinave elektrike ka dy makina që fuqizohen me gaz?
A ka në zotërim një Ford Model T dhe një Jaguar Series 1967 E-type dhe këtë të dytën ai e quan “dashuria e parë”.

Ai e vazhdoi karrierën e tij në moshë të re duke vetëmësuar programimin kur ishte 10 vjeç në Afrikën e Jugut. Krjoi video-lojën e tij personale të quajtur “Blastar” kur ishte 12 vjeç dhe më pas e shiti për 500 dollarë.
Si adoleshent jetonte me vetëm 1 dollarë dita për të eksperimentuar për të parë nëse kjo gjë mund ta bënte atë sipërmarrës.
Në kolegj ai e ktheu shtëpinë e tij gjatë fundjavave në një club të improvizuar për të mbuluar shpenzimet e qerasë.

Krijoi kompaninë e quajtur Zip2 dhe me këtë kompani u bë për herë të parë milioner në moshën 28 vjeç, por me sakrifica duke punuar me orar të zgjatur madje edhe duke flejtur në zyrat e kompanisë.

A e dini se njëherë aplikoi për punë në Netscape por nuk e telefonuan kurrë mbrapsht, ose që ka punuar në një vendgrumbullim lëndësh druri?

Ndërsa Tesla dhe Space X janë kompanitë e tij më të famshme, ai gjithashtu ka kontribuar në krijimin e disa kompanive të tjera. Është një nga themeluesit e PayPal-it dhe një kompanie së energjisë diellore të quajtur Solar City. Gjithashtu nisi një kompani të quajtur OpenAl, e cila ka si qellim të sigurohet që mos të krijohen rrobota vrasës të cilët mund ta shkatërrojnë njerëzimin.

Ai gjithashtu është shfaqur në disa shfaqje TV dhe filma si në “The Simsons”, “The Big Bang Theory”, “South Park” dhe “Iron Man 2”.
Në fakt, Musk ishte inspirim për paraqitjen e Tony Stark si Downey Jr.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm "shkund" Veriun e Shqipërisë, lëkundjet ndihen edhe në Tiranë

Ai është fans i video-lojës “Overwatch” dhe në kohën e tij të lirë ai luan dhe personazhi i tij i preferuar me të cilin ai luan është “Solider 76”.
Disa nga librat e tij të preferuar janë “Lord of the Rings” dhe “Hitchhiker’s Guide to the Galaxy”.

Edhe pse është kaq i suksesshëm tani në moshën 40 vjeçare, ai përsëri nuk ndalon së punuari dhe së fundmi po merret më një projekt për të ndërtuar një transortues shumë të shpejtë të quajtur Hyperloop.
Një nga qellimet e tij më të larta është të çojë një njeri në planetin Mars në vitin 2025.