Ballina Bota Femrat në Korenë e Jugut braktisin produktet kozmetike në formë proteste

Femrat në Korenë e Jugut braktisin produktet kozmetike në formë proteste

Lëvizja e quajtur ‘larg korsesë’është një reagim i ashpër ndaj presionit e të dukurit perfekt në shoqrinë patriarkale.

Femrat në Korenë e Jugut shpenzojnë orë të tëra çdo ditë për të trajtuar lëkurën e tyre, për të vënë makiazh apo për të rregulluar flokët.
“Kam qenë skllave e makiazhit” thotë një protestuese femër. “Shpenzoja 40 miinuta deri në 2 orë për tu rregulluar dhe për të vendosur makiazh. Më në fund po i heq qafe produktet kozmetike, do i hedh. Kam shpenzuar 7 vjet të jetës time duke vendosur make-up.”

Përveç se hodhën apo shkatërruan make-upin e tyre, këto femra gjithashtu në formë proteste kanë prerë flokët e tyre.

Korea e Jugut është një nga ‘marketet’ me të mëdhaja në botë për produktet kozmetike ku dhe janë shpikur trende të ndryshme në lidhje me kurimin dhe përkujdesjen e lëkurës.