Ballina Bota Firenze/ Përdhunoi studenten italiane në bodrum, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Firenze/ Përdhunoi studenten italiane në bodrum, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arestuar sot nga policia e Firenzes, pasi ka përdhunuar një studente italiane në bodrumin e një lokali nate.

Vetë vajza ka denoncuar ngjarjen në polici. duke e mbështetur dhe me dëshimtë e grupit të studentëve që ishin me vajzën, si edhe me pamjet e kamerave të lokalit.

Sipas hetuesve, i riu shqiptar, i ndodhur në Firenze për arsye studimi, ka përfituar nga gjendja konfuze e vajzës pasi konsumimit të alkoolit, e ka drejtuar nga depoja dhe e ka detyruar viktimën të kryente marrëdhënie seksuale me të.

LEXO EDHE:  Kapet i arratisuri nga Gjykata e Gjirokastrës, nuk do ta besoni ku ishte futur

Menjëherë pas daljes nga depoja, u zhduk dhe i humbi gjurmët, deri sa u kap.

Tani 22-vjeçari shqiptar ndodhet në burgun e Solliccianos, në dispozicion të autoriteteve të drejtësisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook