Ballina Bota FOTO/ Detajet e super mjetit BMW M5, rival i fortë për AMG...

FOTO/ Detajet e super mjetit BMW M5, rival i fortë për AMG E63 S

Gjenerata fundit e M5, ishte makina me e fuqishme që ka lansuar ndonjëherë linja M, pasi ka motorin 4.4-litra turbo-dyshe V8 që prodhon 600 kuajfuqi, transmeton Telegrafi.

 Megjithëse e duam shumë këtë sedan, i riu do të jetë edhe më i mirë sepse do të përfshijë M5 Competition Package. Prodhuesi gjerman ende nuk ka bërë të ditura detaje shtesë, por njohësit kanë shfrytëzuar forumet që të tregojnë detajet që besohet se kanë rrjedhur prej kompanisë.

 

 

Sikur pretendimet të jenë të vërteta, M5 i ri ka motorin e njëjtë por që prodhon 25 kuajfuqi më shumë. Me 625 kuajfuqi, mund të konkurrojë lehtë me Mercedes-AMG E63 S, që ka 22 njësi më pak. Në të njëjtën kohë, shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, arrin për një sekondë më shpejtë se standardi që i zë me 3.3-sekonda. Që është për një sekond më i shpejtë se rivali nga AMG.

LEXO EDHE:  Përplasja me armë në "Don Bosko", policia tregon detajet se si u kapën dje shpërndarësit e kokainës (Emrat)

Shpejtësia maksimale nuk është përmendur, por njohësit besojnë të jetë rreth 300 kilometra në orë. Nuk është thënë as sa do të kushtojë, por mësohet se për tetë mijë euro më shtrenjtë se modeli i tanishëm.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook