Ballina Bota FOTO/ Gazetarja rrëfen tmerrin, si u rrëmbye dhe u përdhunua për 15...

FOTO/ Gazetarja rrëfen tmerrin, si u rrëmbye dhe u përdhunua për 15 muaj rresht nga terroristët

Një gazetare që ishte rrëmbyer në vitin 2008 për 15 muaj nga një grup terroristësh në Somali, ka treguar përherë të parë momentet e tmerrit.

Nëntë vite më pas, Amanda Lindhout nga Kanadaja në një intervistë për Channel Seven tregon sesi udhëtimi i saj tre ditor në vendin afrikan u kthye në makthin e jetës.

Momenti kur është përballur me rrëmbyesit në fillim, duke menduar se ishte një grabitje dhe se mund ta zgjidhte duke biseduar me ta.

Ajo ka thënë se vetëm në pak minuta, 12 burra të armatosur e rrethuan atë dhe të dashurin e saj në atë kohë dhe nën kërcënimin e automatikëve i kishin rrëmbyer.

Grupi i terroristëve kishin kërkuar 1.5 milionë dollarë si shpërblim, por askush nuk mund ta paguante këtë shumë menjëherë.

Amanda ka thënë se për 15 muaj rresht ishte rrahur dhe përdhunuar. Të dashurin e saj e kishin larguar dhe ajo nuk kishte pasur asnjë informacion për të.

“Ishte kaq shkatërruese dhe kaq e frikshme. Dhe gjithashtu po kalonte koha, kushtet po bëheshin më keq”.

Tmerri për të nuk kishte fund. Përveç abuzimeve, mungesa e ushqimit ishte diçka tjetër pasi kishte pasur ditë që nuk kishte ngrënë gjë. Rastet për t’i dhënë fund jetës nuk kanë qenë të pakta ka thënë gazetarja, si e vetmja mundësi për të shpëtuar.

Amanda ka thënë se falë nënës së saj, e cila me shumë vështirësi arriti të sigurojë shumën e parave, ajo u lirua pas 460 ditësh dhe se autoritetet nuk u morën fare me rastin e saj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




LEXO EDHE:  Rrëfimi/ "Si u largova me Lotarinë Amerikane dhe pse s’dua të kthehem në Shqipëri"