Ballina Bota FOTO/ Krijesa misterioze del në bregdet, shkencëtarët ngelin pa fjalë nga ajo...

FOTO/ Krijesa misterioze del në bregdet, shkencëtarët ngelin pa fjalë nga ajo që panë

Kufoma e një krijese misterioze 6 metra e gjatë është gjetur në një plazh në Namibi të Afrikës.

Mbetjet e kalbëzuara të kësaj krijesë misterioze ka lënë shkencëtarët të habitur.

Kafsha e çuditshme e detit dukej si një balenë dhe një delfin, por gjendja e avancuar e dekompozimit e bënte të vështirë identifikimin.

Shkencëtarët fillimisht thanë se ‘nuk ia kishin idenë’ se çfarë ishte, megjithatë, tani besojnë se kafsha mund të jetë një balenë Cuvies.

Studiuesi Namibian Dolphin Project (NDP) Dr Simon Elwen tha: “Në shikimin e parë nuk ia kishim idenë se çfarë specie ishte.

“Trupi i kësaj kafshe ishte në një gjendje të avancuar të dekompozimit duke e bërë atë të duket më tepër si një balenë si dhe ka pasur disa raporte konfuze mbi mediat sociale.

“Sidoqoftë, bazuar në formën e kokës dhe madhësisë së përgjithshme, ekipi hulumtues është mjaft i bindur se mostra është një balenë Cuvier”, shtoi ai.

Dr Elwen tha se nuk ishte e mundur të identifikohej shkaku i vdekjes pasi që ishte shumë i dekompozuar dhe kokën e saj u shtyp rëndë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook