Ballina Bota FOTO/ Nëna i kafshoi buzët që të ndalonte së qari, vdes vogëlushja

FOTO/ Nëna i kafshoi buzët që të ndalonte së qari, vdes vogëlushja

Një vajzë me aftësi të kufizuara vdiq pasi nëna i saj i kafshoi buzët për ta ndaluar së qari.

Zemra e vogëlushes ndaloi papritur.

Në vitin 2015, Katja Spesivtseva, e cila në atë kohë ishte 6 vjeç, u sulmua nga e ëma Ludmila në qytetin Revda në rajonin perëndimor Sverdlovsk të Rusisë.

Katja, e cila vuante nga paraliza cerebrale, filloi të qante gjatë natës dhe zgjoi nënën e saj, e cila u tërbua.

Ludmila iu afrua krevatarit të Katyas dhe sulmoi vajzën e saj. Fillimisht filloi ta rrihte, por ku ajo nuk po pushonte e kafshoi në buzë.

Katya kaloi disa ditë me dhimbje të forta pa ilaçe përpara se nëna e saj ta dërgonte në ambulancë. Më pas u dërgua në spital dhe mjekët thanë se nëna kishte tentuar ta kafshonte dhe në hundë por nuk kishte arritur ta bënte.

Mjekët konstatuan edhe shumë plagë në trupin e vogëlushes.

Katya kaloi një vit duke marrë trajtime në spitale të ndryshme dhe mjekët thanë se po vuante nga sëmundje të shumta por nuk ishin zbuluar më parë për shkak të mungesës së përkujdesjes.

Ajo u adoptua më pas nga Anna Makarova-Bespalova, nga qyteti turistik i Anapës në Detin e Zi.

Ndërsa e ëma u dënua me 4 vite burg dhe gjykata i privoi të drejtat e saj prindërore.

Sipas mediave lokale, Katya kaloi vitin e fundit të jetës me familjen Makarov-Bespalovs, që e rrethoi me kujdes e dashuri para se të vdiqtë papritmas vdiq nga ataku në zemër në moshën 9-vjeçare.