Ballina Bota FOTO/ Po pastronin oborrin, burrë e grua tronditen nga ajo që zbulojnë

FOTO/ Po pastronin oborrin, burrë e grua tronditen nga ajo që zbulojnë

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në oborrin e një shtëpie të një çifti në Nju Jork.

Teksa ishin duke punuar në oborr, ata kanë hasur një valixhe misterioze, ku pasi e kanë hapur nuk u kanë besuar syve.

Kjo, për shkak të asaj që kjo valixhe kishte në brendësi.

Brenda saj kishte 52 mijë dollarë dhe stoli me diamante, si dhe shumë unaza të arta.

Megjithatë, ata e kuptuan që valixhja kishte të bënte me një vjedhje.

Përveç arit dhe parave, në këtë valixhe kishte edhe një letër, në të cilën ishte adresa e një shtëpie, e cila gjendej në lagjen në të cilën banojnë çifti që gjetën paratë.

LEXO EDHE:  Deklarata e Bashës në Kuvend, për çfarë do përdoret projekti mafioz 1 miliard euro i Ramës

Pasi shkoi në shtëpinë në të cilën ishte adresa në letër, burri zbuloi që fqinjët e tyre ishin plaçkitur në vitin 2011.

Kështu, ata kthyen çdo gjë të gjetur te pronarët e plaçkitur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook