Ballina Bota FOTO/ Producenti i serialit të njohur kryen vetëvrasje, hidhet nga kati i...

FOTO/ Producenti i serialit të njohur kryen vetëvrasje, hidhet nga kati i 16-të

Producenti i njohur i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 16-të i një ndërtese dhe ka ndërruar jetë menjëherë.

Sanjay Bairagi, producent i serialit ‘Bixhoz me dashurinë’ i dha fund jetës dhe mediat indiane raportojnë se vuante nga depresioni pasi së fundi kishte përjetuar disa ndodhi që lidheshin me jetën e tij personale.

Mësohet se para se të kryente vetëvrasje 40 vjeçari kishte lënë një letër të cilën familjarët e tij nuk e kanë bërë ende të ditur se çfarë shkruhej.

Bairagi ishte i martuar dhe nga kjo martesë ai kishte një djalë.

Kjo ishte një ngjarje sa e papritur, aq edhe e hidhur për të gjithë ata që e njihnin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook