Ballina Bota FOTO/ Rritet frikshëm numri i viktimave në Gazë, mes tyre dhe fëmijë...

FOTO/ Rritet frikshëm numri i viktimave në Gazë, mes tyre dhe fëmijë (Pamje të rënda)

Prej disa orësh vijojnë tensionet në Gaza, ku numri i viktimave ka shkuar në 35 dhe më shumë se 1000 persona të tjerë janë plagosur.

Në media kanë dalë dhe fotot e disa snajperistëve izraelitë të cilët dyshohet se kanë qëlluar me plumba në drejtim të turmave.

Nga sa raportohet, më tepër se 1000 të plagosurit, të paktën 35 prej tyre kanë plagë plumbash, të qëlluar nga forcat izraelite, të cilët sipas autoriteteve janë detyruar të përdorin armët e zjarrit për vetëmbrojtje pasi protestuesit kanë kaluar gardhin e sigurisë.

SHBA-ja hapi sot ambasadën e re të saj në Jerusalem, një lëvizje kjo tejet e pëlqyer nga Izraeli, por e dënuar nga palestinezët që janë mbledhur në protesta masive.
Zyrtarë të lartë amerikanë do të marrin pjesë në ceremoninë e të hënës, përfshirë vajzën e presidentit Donald Trump, Ivanka dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner.
Ndërsa pjesa më e madhe e diplomatëve evropianë, nuk do të jenë të pranishëm.

LEXO EDHE:  Miqësia mes femrave:" Çfarë të mësojmë që fëmijë"

Vendimi i Trump-it për ta zhvendosur ambasadën nga Tel Avivi ka zemëruar palestinezët që pretendojnë Jerusalemin Lindor, si kryeqytet të shtetit të ardhshëm palestinez.

Izraeli mori kontrollin e Jerusalemit Lindor në luftën e Lindjes së Mesme në 1967 dhe e konsideron atë si kryeqyteti i përjetshëm, i pandashëm.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook