Ballina Bota FOTO/ Shfaqet pas 10 vitesh nga zhdukja, e frikshme pamja nga “anija...

FOTO/ Shfaqet pas 10 vitesh nga zhdukja, e frikshme pamja nga “anija fantazmë”

Një anije mallrash e zhdukur prej më shumë se 10 vitesh është shfaqur krejt papritur në ujërat e Mianmarit, e bllokuar në një bazë të peshkatarëve lokalë pranë qytetit Yangon.

Por, në bordin e anije nuk janë gjetur as njerëz dhe asnjë kontenier, anijes i kishte mbetur vetëm struktura çka e bënte atë të ngjasonte me ndonjë skenë të filmave thrriller.

Nga hetimet thuhet se anija indoneziane ishte nisur nga Bangladeshi, por është braktisur pas stuhisë që ka ndodhur në det të hapur dhe nuk ka asnjë informacion se çfarë ka ndodhur më tej.

Vetëm imagjinoni të ishit një peshkatar në varkën tuaj të vogël dhe të shihni se kjo anije gjigante vjen drejt jush, por zbuloni se në të nuk ka asnjë shenjë jete.