Ballina Bota FOTO/ Tmerr në Japoni pas rizgjimit të vullkanit, ortekët shënojnë viktimën e...

FOTO/ Tmerr në Japoni pas rizgjimit të vullkanit, ortekët shënojnë viktimën e parë dhe 16 të plagosur

Rizgjimi i një vullkani, i cili ndodhej në prefekturën qendër-perëndimore të Gunmas, Japoni, ka shkaktuar një ortek i cili i ka marrë jetën një ushtari dhe ka lënë të plagosur 16 të tjerë.

Sipas agjencisë meterologjike kombëtare, bëhet fjalë për shpërthimin e parë të këtij vullkani nga viti 1983.

Të paktën 1 ushtar ka humbur jetën dhe 16 persona janë plagosur nga rënia e gurëve vullkanikë, që u pasuan në ortekë në një nga psitat e skive.

Japonia njihet për numrin e madh të vullkaneve, ku numëron 111 aktivë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook