Ballina Bota Foto/ Tmerr në Portugali, zjarr i llahtarshëm në pyjet e Pedro Grande,...

Foto/ Tmerr në Portugali, zjarr i llahtarshëm në pyjet e Pedro Grande, rreth 43 të vdekur

Një zjarr i llahtarshëm ka prekur Portugalinë qëndrore ku të paktën 43 persona deri më tani kanë humbur jetën si pasojë e tij.

Zjarri ka karbonizuar shumë veta në makinë për shkak të tymit të madh dhe kjo shenjon një tragjedi në shtet. 59 persona mësohet të jenë plagosur dhe 14 prej tyre janë në një gjendje shumë të rëndë si dhe 2 persona të tjerë janë shpallur të humbur nga autoritetet.

Në këtë aksion heroik morën pjesë rreth 600 forca zjarrfikëse dhe 190 mjete. Mësohet se zjarri ka shpërthyer në komunën e Pedrogao Grande tek zona e Leiria ku edhe disa forca të zjarrfikësve mbetën të toksikuar nga ky zjarr që të përpin. Antonio Costa kryeministri i vendit u shpreh se kjo ka qenë tragjedia më e madhe e këtyre viteve nga zjarret në pyje.

no images were found