Ballina Bota FOTO/ Tronditëse, gjermani dhe bullgarja sakrifikojnë veten në një ritual satanik

FOTO/ Tronditëse, gjermani dhe bullgarja sakrifikojnë veten në një ritual satanik

Picture 1 of 11

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Greqi, ku një çift turistësh u gjetën të vdekur në ishullin e Qefalonisë.

Kanë qenë detajet e reja të zbuluara mbi të kaluarën e tyre “të errët” që kanë shokuar akoma më tepër mbarë Greqinë.

Nga provat mjeko-ligjore të mbledhura nga Policia greke deri tani, çifti, një gjerman 30-vjeçar dhe e dashura e tij bullgare 23 vjeçe, duket se ia kanë marrë jetën, vetes, gjatë një rituali satanik. Turistët kishin zënë një dhomë hoteli në një fshat në Qefaloni.

Mjeku ligjor zbuloi se vajza bullgare, Lilia Botusheva, kishte shumë plagë të vjetra dhe të prera në trupin e saj, duke dalë në përfundimin se ajo kishte marrë pjesë në rituale të ngjashme në të kaluarën.

Pasi ajo preu damarët në kyçin e dorës, që e çoi në vdekje, edhe i dashuri i saj 30-vjeçar preu damarët, por atij gjakderdhja nuk i shkaktoi vdekjen dhe ai përfundimisht e vrau veten në banjë duke ngulur thikën në gjoks.

Sipas dëshmive, vdekja ka ndodhur të shtunën e kaluar në prag të Vitit të Ri, 24 orë para hënës së parë të plotë e cila konsiderohet si drita e vitit dhe shpesh shoqërohet me të tilla rituale satanistësh.

23-vjeçarja, Lilia Botusheva nga Bullgaria ishte zhdukur që nga 8 qershori 2017 dhe familja ishte duke e kërkuar.

Vëllezërit e saj e kishin publikuar foton e saj në rrejtete sociale duke kërkuar që ata që e njihnin të njoftonin policinë.

Çifti kishte mbërritur në Greqi me një makinë të marrë me qera në Gjermani të cilën 30-vjeçari e kishte pajisur me targa të rreme pasi duket se nuk kishte pasur ndërmend të kthehej.

Sipas spitalit, 30-vjeçari dhe 23-vjeçarja kishin filluar ta plagosnin njeri-tjetrin me një teh. Gjakderdhja e vajzës ishte e tillë sa e çoi në vdekje.

Sapo gjermani e pa se e dashura kishte vdekur, shkoi në banjë, u ul në vaskë, e mbushi me ujë dhe e nguli thikën në zemrën e vet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook