Ballina Bota FOTO/ Tronditet SHBA-ja, nëna vret burrin, dy fëmijët dhe veten. Zbulohet lidhja...

FOTO/ Tronditet SHBA-ja, nëna vret burrin, dy fëmijët dhe veten. Zbulohet lidhja me Dëshmitarët e Jehovait

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1140″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Michiganin në Shtetet e Bashkuara, ku një nënë ka vrarë ​​bashkëshortin e saj, dy fëmijët e rritur dhe qenin e familjes përpara se të bënte vetëvrasje.

Sipas medias britanike Daily Mail shkaku mësohet të ketë qenë shmangia që sekti i “Dëshmitarëve të Jehovait” i kanë bërë pasi familja u largua 5 vite më parë nga ata.

Motivi i largimit të tyre nga ky sekt ishte fakti që çifti mendoi t`i fuste fëmijët në kolegj, gjë të cilën “Dëshmitarët e Jehovait” nuk e pranonin.

45-vjeçarja Lauren Stuart mësohet të ketë qëlluar me armë zjarri fillimisht në trupin e bashkëshortit të saj Daniel, 47 vjeç më pas ka vrarë fëmijët e tyre Steven, 27-vjeç dhe Betania 24-vjeç. Ajo më pas ka qëlluar veten duke kryer vetëvrasje.

Trupat e tyre u gjetën brenda shtëpisë në Keego Harbor të premten në mëngjes. Qeni i familjes u gjet gjithashtu i vdekur në një vaskë.

Që nga vdekja e tyre, miqtë zbuluan se familja u largua nga Dëshmitarët e Jehovait pesë vjet më parë dhe ishte shmangur nga komuniteti i tyre i mëparshëm.

Miqtë spekuluan se izolimi që komuniteti i kishte bërë mund të ketë qenë shkaku i kësaj tragjedie.

Joyce Taylor, mik i familjes ka fajësuar sektin e krishterë, “Dëshmitarët e Jehovait” për vrasjen e trefishtë dhe vetëvrasjen.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook