Ballina Bota Franca sërish pre e terrorit, hapen hetimet për incidentin që ndodhi në...

Franca sërish pre e terrorit, hapen hetimet për incidentin që ndodhi në Kullën Eiffel

Mediat franceze raportojnë se prokurorët francezë i kanë hapur sërish hetimet antiterror lidhur me përpjekjen e një personi i cili ka tentuar të hynte me thikë në dorë tek Kulla Eiffel në Paris mbrëmjen e djeshme në orët e vona të natës.

Mësojmë se për fat të mirë askush nuk u lëndua nga ky incident dhe se i dyshuari i cili u arrestua ka thënë se dëshironte që të kryente një sulm kundër një ushtari në Kulla dhe se ka pasur lidhje dhe kontakte me anëtar të grupit ekstremist të Shtetit Islamik. Personi në fjalë ka qenë vetë, 19 vjeç dhe besohet se ka probleme psikike ku gjithashtu media na raporton se djaloshi është me nënshtetsi franceze dhe se ka lindur në Mauritani të Afrikës Perëndimore.