Ballina Bota Futbolli vret , 7 të vdekur e dhjetra të plagosur për të...

Futbolli vret , 7 të vdekur e dhjetra të plagosur për të hyrë ne stadium

Shtatë persona gjetën vdekjen dhe dhjetëra të tjerë ngelën të plagosur gjatë një rrëmuje në një ndeshjeje futbolli në kryeqytetin e Hondurasit.

Ngjarja ndodhi kur tifozë të shumtë në numër u përpoqën të hynin në stadiumin e stërmbushur për të parë finalet e ligës lokale të futbollit. Episodi tragjik ndodhi në stadiumin e përgjithshëm “Tiburcio Carias Andino”.

Shtypja masive u nxit kur tifozë të shumtë u përpoqën të hynin në një stadium tashmë të mbingarkuar që ka një kapacitet për të mbajtur 35 mijë persona.

Policia njoftoi se ka përdorur pompa uji për të shpërndarë tifozët jashtë portës hyrëse 11.

Paniku u përhap shpejt pasi njerëzit u përleshën për të hyrë në stadium. Të paktën 25 persona kanë mbetur të plagosur nga nxitimi.