Ballina Bota Gjermani/ 10 mijë protestues dynden në rrugët e Hamburgut kundër G20

Gjermani/ 10 mijë protestues dynden në rrugët e Hamburgut kundër G20

10.000 persona sipas policisë dhe disa organizatorëve janë mbledhur sot në qetësi në veri të Gjermanisë tek qyteti i Hamburgut për të ngritur zërin në një protestë kundër samitit G20 i cili është parashikuar të premten dhe të shtunën në qytetin e Hamburg.

Organizatorët, të cilët kishin planifikuar të premten disa dhjetëra mijëra persona u shprehën për një mobilizim “mjaft të lartë” në 10.000, referuar të dhënave paraprake.
“Tubimi është plotësisht paqësor”, njoftoi një zëdhënës i policisë për median.

“Për këtë manifestim të parë të madh të kundërshtarëve të G20-ës që parashikohen në total rreth 30 vetëm gjatë kësaj jave, policia ka konstatuar rreth 10.000 persona”, ka thënë një nga zëdhënësit.