Ballina Bota Gjermani , Prishet plani vetvrasës në Berlin

Gjermani , Prishet plani vetvrasës në Berlin

I dyshuari, 17 vjeç adoleshent sirian, u arrestua në Uckermark, një distrikt në Brandenburg duke parandaluar sulmin që ai po planifikonte, njoftoi për shtypin ministri i brendshëm i shtetit, Karl Heinz Schröter. Thuhet se ai ka hyrë në Gjermani më 2015 dhe kërkoi azil.

Detajet e tjera për komplotin e dyshuar nga forcat e policisë gjermane nuk u dhanë. Forcat speciale arrestuan të riun sirian menjëherë pas marrjes së një njoftimi.

Adoleshenti kishte jetuar në një shtëpi për refugjatët e mitur të pashoqëruar në Uckermark që nga viti 2016 dhe kurrë nuk kishte tërhequr vëmendjen e policisë gjatë këtyre viteve.

Aktualisht, ai po merret në pyetje dhe shtëpia po kontrollohet nga zyra e hetimeve penale shtetërore, tha policia e Brandenburgut, cituar nga BBC.

“Operacionet janë në vazhdim”, shtoi policia.

Në dhjetor, një xhihadist vrau 12 vetë me një kamion në një treg Krishtlindjesh në Berlin.