Ballina Bota Hakmarrje mizore e fshatarëve, masakrojnë rreth 300 krokodilë

Hakmarrje mizore e fshatarëve, masakrojnë rreth 300 krokodilë

Një grup banorësh në Papua West në Indonezi kanë vrarë rreth 300 krokodilë në një rezervuar natyror.

Mendohet se kjo masakër ka ardhur si pasojë e një hakmarrjeje e fshatarëve  për një burrë që mendohet se është vrarë nga një krokodil.

Zyrtarët dhe policia thanë se nuk ishin në gjendje të ndalonin sulmin dhe kanë ngritur akuza.

Vrasja e një specie të mbrojtur në Indonezi është një krim që dënohet me gjobë ose burg.

Fshatari vendas u vra të premten në mëngjes nga një krokordil teksa po mblidhte perime.

“Një punonjës dëgjoi dikë që bërtiste për ndihmë dhe shkoi shpejt atje. Ai pa një krokodil që po sulmonte dikë,”-tha kreu i Agjencisë së Ruajtjes së Burimeve Natyrore të Indonezisë në Papua Perëndimore.

Pas funeralit të shtunën, disa qindra banorë të zemëruar shkuan në rezervuar, të pajisur me thika, lopata e çekiçë, dhe më pas filluan të sulmonin zyrën e fermerit të krokodilëve dhe pastaj vranë 292 zvarranikët.

Ferma ishte e liçensuar për mbarështimin e krokodilëve të mbrojtur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook