Ballina Bota Hëngri një kërmill të gjallë, humb jetën tragjikisht i riu

Hëngri një kërmill të gjallë, humb jetën tragjikisht i riu

Një lojtar i talentuar regbie në Australi humbi jetën pasi hëngri një kërmill.

Sam Ballard ndërroi jetë pasi i tha mamasë së tij, Katie: “Të dua shumë”.

19-vjeçari mbeti i paralizuar pasi gëlltiti një kërmill si një bast që kishte vënë për ditëlindje.

Por ai nuk e dinte se kërmilli ishte i infektuar.

I riu kaloi në koma për më shumë se 420 ditë për shkak të infeksionit të rëndë në tru.

Pasi kaloi tre vjet në spital, ai ndërroi jetë të premten.