Ballina Bota Horror në Itali! Partnerja e shqiptarit vret foshnjen e porsalindur, më pas...

Horror në Itali! Partnerja e shqiptarit vret foshnjen e porsalindur, më pas e fut në qese plastike

Bashkëshortja italiane e një shtetasi shqiptar, ka vrarë me ftohtësi foshnjen e saj të porsalindur.

Giorgia Guglielmi e futi foshnjen në një qese plastike dhe më pas e hodhi në një parking makinash.

I porsalinduri ndërroi jetë nga asfiksia pas disa orësh qëndrimi në qese dhe nga dielli i nxehtë.

Mediat italiane raportojnë se parteri i saj shqiptar, që punonte si murator, nuk ishte në dijeni të shtatzanisë. Ata kanë gjithashtu edhe një vajzë 2-vjeçare së bashku.

 “Nuk e vrava atë, doja që ai të gjendej gjallë,”-ka deklaruar në polici 27-vjeçarja, duke mohuar se është ajo që i ka shkaktuar vdekjen të birit disa orë pasi e la në një qese plastike në parkingun e Eurospin në Borgo Rivo në Terni.

Guglielmi pretendon se ka bërë gjithçka vetë, duke lindur fëmijën në banjo, duke i prerë kordonin e kërthizës dhe më pas duke e vendosur me gjithë placentën në qese. Familja nuk kishte probleme ekonomike.

“Ajo nuk ishte në nevojë dhe nuk donta ta shpëtonte fëmijën duke i shkaktuar vdekje,”-është shprehur hetuesi i çështjes.

Ftohtësia dhe mizoria për ta vrarë nga asfiksia
Fëmija ka qëndruar gjallë në qese për disa orë përpara se të vdiste nga asfiksa në qesen e ekspozuar ndaj diellit të nxehtë.

Sipas gjykatësit, 27-vjeçarja duke kryer një gjest mizor, nuk ngurroi ta vërë fëmijën e gjallë në një vend që nuk ishte lehtësisht i arritshëm, duke hedhur poshtë pretendimin e gruas se e kishte lënë aty për ta gjetur dikush tjetër.

Foshnja e vdekur u gjet nga një klient në rreth orës 20:00 të datës 2 gusht.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




LEXO EDHE:  VIDEO/ PD publikon dokumentin: Vëllai i ministrit të Ramës i dënuar për trafik droge në Itali, pse nuk dënohet?