Ballina Bota Horror në Rusi, gjendet një çantë me 54 duar të sharruara

Horror në Rusi, gjendet një çantë me 54 duar të sharruara

Banorët në lindje të Rusisë janë shokuar kur kanë gjetur një çantë me 27 palë duarsh njeriu të prera.

Zbulimi i kësaj çanteje u bë në qytetin Kabarovsk të Siberisë , në afërsi të kufirit me Kinën.

Një banor i zonës gjeti një nga duart në breg të lumit dhe më pas çantën e mbushur plot, në afërsi të një pike peshkimi.

“Identiteti i personave të cilëve u përkisnin duart mbetet mister, ashtu si dhe motivet përse ato janë prerë”, shkruan Siberian Times.

Banorët kanë  nisur të qarkullojnë teoritë e komplotit. Njëra prej tyre sugjeron se duart janë prerë me sëpatë si ndëshkim për vjedhje.

Një tjetër tha se u janë prerë trupave të vdekur në spital. E treta dhe më e frikshmja është që trupat të jenë përdorur fillimisht për marrjen e organeve me qëllim trafikimi dhe duart u janë prerë për të parandaluar identifikimin më pas.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook