Ballina Bota Humbi betejën me kancerin, ndahet nga jeta aktorja e njohur e serialeve

Humbi betejën me kancerin, ndahet nga jeta aktorja e njohur e serialeve

Aktorja Jan Maxwell, është ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare, pasi vuante nga sëmundja e rëndë e kancerit.

Lajmin e hidhur e dha bashkëshorti i saj, gjithashtu aktor, Robert Emmet Lunney i cili tha se Jan ndërroi jetë në shtëpinë e tyre në Mahnattan.

Aktorja vuante prej kohësh nga kanceri, i cili fatkeqësisht i mori jetën. 

Jan luajti në seriale të njohur si “Law & Order”, “All my children”, “Gossip girl” dhe “The good wife” dhe ishte një aktore shumë e respektuar, duke fituar 5 çmime Tony.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook