Ballina Bota I del gjarpri me dy koka në kopshtin e banesës, pronari i...

I del gjarpri me dy koka në kopshtin e banesës, pronari i bën video

Si të veprosh kur je përpara një gjarpri me dy koka, kujt prej tyre duhet ti ruhesh?

Kjo i ka ndodhur një personi në Virginia të Shteteve të Bashkuara.

Teksa doli në kopshtin e banesës së tij, ai u gjend përballë një zvarraniku të frikshëm me dy koka.

Gjarpri nuk ishte agresiv fatmirësisht dhe pronari i banesës pati mundësi edhe t’i bënte video.

Sipas ekspertëve, këta lloj speciesh nuk jetojnë shumë gjatë dhe po ashtu nuk janë agresivë.

Gjarpri i rrallë është marrë nga kujdestarët dhe do të mbahet në një qendër për kafshët.