Ballina Bota Incidenti tragjik/ Bie avioni privat, 11 persona të vdekur, mes tyre dhe...

Incidenti tragjik/ Bie avioni privat, 11 persona të vdekur, mes tyre dhe vajza e milionerit turk

Një incident ka ndodhur ditën e sotme ku një avion privat me 11 pasagjerë në bord u rrëzua në Iranin jugperëndimor.

Avioni privat, i cili i përkiste firmës turke Basaran Holding u rrëzua pranë qytetit të Shahr-e Kord në provincsën perëndimore të Chahrmahal-Bahktiyarit.

Mediat e huaja raportojnë se një nga udhëtarët ishte vajza e biznesmenit Huseyin Basaran.

“Vajza e Basaranit dhe shtatë nga miqtë e saj po ktheheshin nga Dubai. Ajo kishte planifikuar të martohej muajin tjetër”, shkruajnë mediat turke.

Bëjmë me dije se brenda avionit privat përveç vajzës së biznesmenit dhe miqve të saj ndodheshin dhe tre drejtues.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook