Ballina Bota Irani paralajmëron SHBA dhe aleatët e saj: Sulmi në Siri do të...

Irani paralajmëron SHBA dhe aleatët e saj: Sulmi në Siri do të ketë pasoja rajonale

Irani ka reaguar pas sulmit me raketa në Siri kundër regjimit të Assad-it, ndërmarrë nga SHBA-ja dhe aleatët e saj.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, iraniane, Bahram Ghasemi, deklaroi se SHBA dhe aleatët e saj nuk kanë prova për sulmin me armë kimike që ndodhi në Siri dhe se do të mbajnë përgjegjësi për pasojat rajonale që do të ketë.

“SHBA dhe aleatët e saj nuk kanë prova për sulmin me armë kimike që ndodhi në Siri. Ndaj janë përgjegjës për pasojat që do ketë në rajon, ndërsa sulmi erdhi pa pritur inspektorët e OPAC që të merrnin një qëndrim”, thuhet në deklaratën e cituar nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane.

LEXO EDHE:  Lëshimi i raketës balistike mbi territorin e Japonisë nga Koreja e Veriut, reagon ministria e Jashtme e Shqipërisë

Po ashtu edhe Rusia theksoi se ndërhyrja e SHBA-ve, Britanisë së Madhe e Francës nuk do të mbetet pa përgjigje, duke kritikuar kështu hapin e tyre.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook