Ballina Bota Ish-ylli i WWE masakrohet nga 6 të rinj

Ish-ylli i WWE masakrohet nga 6 të rinj

Një ish-mundës profesionist i WWE është rrahur në mënyrë mizore nga 6 persona jashtë shtëpisë së tij shkak të një hapësire parkimi.

Ylli i WWE, Tom Magee u la me nofull të thyer, çarje të thellë në sy dhe tronditje të madhe nga sulmi.

Incidenti i dhunshëm ka ndodhur të martën jashtë shtëpisë së tij në Mar Vista në Los Anxheles. Fotot tregojnë 59-vjeçarin e masakruar nga banda  e të rinjve.

Konflikti nisi mbi faktin se kush do të parkonte makinën në një hapësirë parkimi.

Sipas dëshmitarëve sulmuesit u larguan kur fqinjët dolën jashtë pasi dëgjuan sherrin.

Magee u gjet pa ndjenja dhe u dërgua në spital për të mjekuar plagët. Më pas ish-mundësi u dërgua në shtëpi.

” Për mua ishte vrasje në tentativë. Nëse nuk do të kishim dalë ne, nuk e di nëse ai do të jetë gjallë. Nëse e keni parë fytyrën e tij e keni kuptuar se me të vërtetë është me fat që të është gjallë”, tha një fqinj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook