Ballina Bota Ishte prej 15-vitesh në kërkim nga policia, ja detaji që tradhtoi bosin...

Ishte prej 15-vitesh në kërkim nga policia, ja detaji që tradhtoi bosin e “Yakuzës”

Një bosët e mafies japoneze ndër më të rrezikshme në botë, është arrestuar nga policia teksa ishte në kërkim prej 15 vjetësh.

74-vjeçari u tradhtua nga fotografitë e tatuazheve të tij që u bënë virale në rrjetet sociale.

Sipas BBC, Shigeharu Shirai është akuzuar për vrasjen e një rivali të bandës në vitin 2003.

Fotot e tatuazheve të përpunuara të 74 vjeçarit u morën nga një person lokal në Tajlandë, i pavetëdijshëm për identitetin e tij.

Bandat japoneze “Yakuza” kanë qenë pjesë e shoqërisë japoneze për shekuj me radhë dhe kanë rreth 60,000 anëtarë.

Ndërsa bandat vetë nuk janë të paligjshme, shumica e fitimeve të tyre fitohen ilegalisht nëpërmjet lojërave të fatit, prostitucionit, trafikut të drogës dhe hakimit.

LEXO EDHE:  Yakuza: Sekretet e mafias japoneze, dhe 3 rregullat e kodit të tyre “të nderit”

Kur fotografitë e 74-vjeçarit i u bënë virale, ato kapën vëmendjen e policisë japoneze që kërkoi arrestimin e tij.

Policia e arrestoi atë në qytetin e Lopburi, në veri të Bangkokut, për shkelje të vizave, ndërsa do të ekstradohet në Japoni për t’u përballur me akuzat për vrasje. Ai u largua nga Japonia për në Tajlandë në vitin 2005.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook