Ballina Bota ISIS pushton jugun e Filipineve

ISIS pushton jugun e Filipineve

SHPËRNDAJE

Grupe militante të lidhura me Shtetin Islamik ka pushtuar jugun e Filipineve. Betejat e ashpra mes forcave qeveritare dhe militantëve kanë boshatisur. Mijëra njerëz kanë lënë shtëpitë dhe qindra biznesë kanë mbyllur qepenat. Presidenti Duterte ka shpallur ligjin ushtarak.

Përleshjet mes trupave qeveritare dhe militantëve islamikë kanë çuar në mbylljen e bizneseve dhe largimin e mijëra banorëve nga jugu i Filipineve.

Ushtria dërgoi rreth 100 ushtarë, përfshirë forcat speciale të stërvitura në Shtetet e Bashkuara, për të rimarrë ndërtesat dhe rrugët në qytetin Musliman Marawi, i kontrolluar kryesisht nga militantët e grupit Maute, i cili ka premtuar besnikëri ndaj Shtetit Islamik.

Mijëra u larguan pasi rebelët kapën pjesë të mëdha të qytetit dhe bombarduan ndërtesat në betejat me forcat qeveritare që shpërthyen të martën (23 Maj 2017) pas një bastisjeje të dështuar nga forcat e sigurisë në një nga strehimet e grupit.

Në një pjesë të Marawit, të shtënat e armëve u bënë masive ndërkohë që banorët kërkonin strehim larg luftës së zjarrit.

Ndërkohe presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka fluturuar në qyetin e tij të lindjes për të takuar zyrtarët e tij të kabinetit dhe për të vlerësuar situatën.

Qyteti ishte bliduar teksa forcat ushtarake shihen duke patrulluar në zona publike, dhe pika të ndryshme kontrolli janë ngritur për të rritur sigurinë.

Presidenti Duterte deklaroi ligjn ushtarak në të gjithë ishullin Mindanao që pas avancimit të rebelëve në jug. Në 2016, 14 vetë u vranë dhe 70 u plagosën në një shpërthim të shkaktuar nga i njëjti grup.

SHPËRNDAJE

LAJM I FUNDIT/ Alarmohet policia, eksploziv i vendosur në një makinë në Vlorë

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina por dëmtohet rëndë kalimtarja

FOTO/ Njihuni me burgun që të lë pa fjalë, më luksozi në botë, si hotel me 5 yje

VIDEO/ Pamje rrënqethëse, momenti tragjik kur 25-vjeçaren e shtyjnë në shina dhe përplaset për vdekje nga treni

“Kardiomiopatia”, sëmundja e fshehtë që i mori jetën gazetares Adela Xhamani, ja shenjat e saj

FOTO/ Këshilltari i LSI-së: Ja neni që i detyron shqiptarët të paguajnë për OJF-të e Sorosit

“Fatin e atdheut ta luajmë në kazino”, Profesor Kabo ironizon kandidatin për kryeprokuror Artur Selmani

Shiten aksionet e “Lori Caffe”, familja Hoxha përgjysmon kontrollin e saj në kompani

E bujshme/ Spanja mund të përjashtohet nga Botërori, “fërkojnë” duart italianët

FOTO/ Mbledhja e dy qeverive në Pogradec, qytetarët presin me pankarta Ramën

Artikulli paraprakPSD , e vetme në zgjedhjet e 25 Qershorit
Artikulli tjetërMisteret e shkencës per trurin e njeriut