Ballina Bota ISIS terrorizon Filipinet, shpërthime dhe të shtëna, dhjetëra të plagosur

ISIS terrorizon Filipinet, shpërthime dhe të shtëna, dhjetëra të plagosur

Të paktën 25 persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në resortin më të madh turistik në Filipine, që ndodhet pranë aeroportit ndërkombëtar.

Forca të shumta speciale të policisë rrethuan kompleksin.

Mësohet se përgjegjësinë e sulmit në Resortin World Manila në Pasay City e mori ISIS.

Dëshmitarët okularë raportojë se dëgjuan të shtëna armësh brenda resortit, ku përfshihen qendër tregtare, kinema e kazino.